back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeAksident në Autostradën "Ibrahim Rugova"

Aksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Të ngjajshme

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi...

Një aksident trafiku është raportuar sot në orët e pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të lagjes Priam. Sipas burimeve të Drenica Press, dyshohet se ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur me urgjencë një autoambulancë dhe të paktën tre patrulla të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkaqeve që kanë çuar deri te aksidenti.

Lexo edheSkenderaj, suspendohen tre zyrtarë policorë

Pamjet dhe informacionet fillestare flasin për një përplasje që ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të një pjese të autostradës, ndërsa ekipet emergjente janë në terren për t’u kujdesur për të lënduarit dhe për të rikthyer qarkullimin normal të trafikut.

Ende nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e të lënduarve apo numrin e saktë të të përfshirëve në aksident. Drenica Press do të përcjellë zhvillimet dhe do të publikojë detaje të reja sapo të konfirmohen nga autoritetet përkatëse./Drenica Press

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz