back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeAksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, tre persona të lënduar

Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, tre persona të lënduar

Të ngjajshme

Totaj: PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi – Zafa pak e ka tepru

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë...

KQZ: Mbi 1.3 milionë votues pritet të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare...

Varrosen vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre në Malishevë

Janë varrosur Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që...

Deputetja e NISMA’s: Nuk e votojmë Konjufcën- U mandatua joligjërisht nga Osmani, hap i papranueshëm

Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka deklaruar se...

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:10 në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pompës së derivateve “Ballkan Petrol” në fshatin Gërlicë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, raporton lajmi.net

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal, e cila ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje.

“Sot, rreth orës 16:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të pompës së derivateve “Ballkan Petrol” në fshatin Gërlicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma e parë mjekësore. Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal të Ferizajt, e cila ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka përfunduar procedurat në vendngjarje. Rruga është e hapur për qarkullim në të dy drejtimet dhe trafiku po zhvillohet normalisht”, ka deklaruar Veseli./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz