back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditAksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren, të lënduarit janë...

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren, të lënduarit janë në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Një aksident trafiku ndodhi sot mes një veture dhe një motoçiklete, në Grazhdanik të Prizrenit.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Besim Shala”, diku rreth orës 18:15, shkruan IndeksOnline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi deklaroi se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri i veturës.

“Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë” tha Bytyqi, për IndeksOnline.

Ai shtoi se njësitet relevante kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët” apeloi Bytyqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz