Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, saktësisht në fshatin Koshtovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe është lënduar një person.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai./Indeksonline/