Aksident komunikacioni në rrugën Skenderaj-Vushtrri, ka edhe të lënduar
BILLI

Lexo edhePolicia ndalon dy nxënës në këtë fshat të Drenicës, po shkonin me armë në shkollë!

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident komunikacioni në rrugën Skenderaj-Vushtrri.
Sipas policisë janë përplasur dy automjete me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, një mashkull dhe dy femra.

Lexo edhePolicia ndalon dy nxënës në këtë fshat të Drenicës, po shkonin me armë në shkollë!
“Aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. Viktimat pas tretmanit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj lirohen. Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Drenicapress.info