back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAksident i rëndë, treni u merr jetën tre anëtarëve të familjes Bislimi

Aksident i rëndë, treni u merr jetën tre anëtarëve të familjes Bislimi

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Tre persona nga Haraçina e Shkupit sot kanë humbur jetën, pasi që një tren transportues është përplasur me veturën e tipit “golf” në kalimin hekurudhor te fshati Rramanli të Kumanovës, kumtoi policia e Maqedonisë.

- Advertisement -

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orën 11:45 përpara stacionit hekurudhor “Terminali” mes stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Rramanli (Romanovc) në një kalim të shenjëzuar për kalim.

Me “Golfin” me targa të Shkupit është ndeshur treni transportues i Hekurudhave të Maqedonisë.

Në fatkeqësi kanë humbur jetën vozitësi N.B dhe bashkudhëtaret S.B. dhe Z.B., ndërkaq bashkudhëtari i katërt ka arritur që të kërcejë nga vetura përpara se treni ta godasë veturën.

Sipas portalit ina-online.net, bëhet fjalë për tre anëtarë të familjes Bislimi nga Haraçina.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz