Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jallbancë të komunës së Gjakovës, ku për fat të keq ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve të Indeksonline, në aksident janë përfshirë disa automjete dhe si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.