BallinaLajmeLajmet e FunditAksident i rëndë në Sekiraqë, dyshohet se ka të vdekur

Aksident i rëndë në Sekiraqë, dyshohet se ka të vdekur

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Sekiraqë të Podujevës.

Një automjet ka përplasur një këmbësore, raporton IndeksOnline.

Sipas konfirmimeve fillestare, viktima është një vajzë e moshës afro 14 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes kanë rastisur disa qytetarë, të cilët kanë shpejtuar t’u ofronin ndihmë të përfshirëve në aksident.

Me të arritur njësitet e emergjencës, është konstatuar edhe vdekja e viktimës.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

- Advertisement -