BallinaLajmeAksident i rëndë në Sallagrazhdë të Suharekës: Motoçiklisti i lënduar, Policia jep...

Aksident i rëndë në Sallagrazhdë të Suharekës: Motoçiklisti i lënduar, Policia jep detaje

Të ngjajshme

Si u krijua “Waterloo Road”

Seriali britanik Waterloo Road lindi nga ideja e krijuesve...

Borë dhe shi në Zvicër

Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë...

Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë dhe demokracinë

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin e...

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:26 në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçiklist.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për lajmi.net se motoçiklisti, N.T., rreth 30 vjeç, ka pësuar lëndime të rënda kryesisht në kokë.

“Sipas informatave të para, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, kryesisht në kokë, dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Suharekës, për t’u dërguar më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaroi Shaqiri.

Ai ka theksuar se ai u trajtua fillimisht në Emergjencën e Suharekës dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtejshëm, po ashtu Shaqiri ka deklaruar se i lënduari ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz