BallinaLajmeAksident i rëndë në rrugën Prishtinë–Ferizaj – një grua në gjendje të...

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë–Ferizaj – një grua në gjendje të rëndë, tre të lënduar

Të ngjajshme

U lëndua dhe u largua para kohe, kjo është situata e Mbappes

Kylian Mbappe lëshoi para kohe fushën, në ndeshjen e...

Rritet çmimi i naftës për 2 cent në Kosovë

Është rritur për 2 centë çmimi i shitjes së...

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre...

Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në tentativë në Vushtrri

Një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në...

Një aksident i rëndë komunikacioni është regjistruar pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë–Ferizaj, në fshatin Konjuh, ku tre persona kanë pësuar lëndime, njëra prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2026 rreth orës 15:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete: një Mercedes (xhip) dhe një Renault Trafic.

Sipas informacioneve, drejtuesi i Mercedesit, I. L., rreth 69-vjeçar, ka pësuar lëndime, bashkë me dy bashkudhëtaret, ku njëra – M. L ., rreth 38-vjeçare – ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa S. L., rreth 61-vjeçar është lënduar më lehtë.

Në anën tjetër, drejtuesi i automjetit Renault, L. Th., rreth 41-vjeçar, ka pësuar lëndime të lehta.

Nga hetimet fillestare dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një kyçjeje të pasigurt në rrugë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz