Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Lipjan: Vetura bie në lum, vdes një 21 vjeçare
BILLI
Lexo edheKështu ia festuan Lutfi Hazirit ditëlindjen në Gjilan (Pamjet)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Lipjan, ku një person ka humbur jetën, ndërkaq pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë, në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 01:35 e vdekur ka mbetur një 21 vjeçare, ndërkaq të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në emergjencën e Ferizajit, ndërsa dy nga ta pastaj janë transferuar në QKUK.
Policia njofton vozitësi kishte humbur kontrollin e veturës dhe kështu ka dalë jashtë rrugës ku ka rënë në lumin e fshatit Muzeqinë. /Reporteri.net

Lexo edheKështu ia festuan Lutfi Hazirit ditëlindjen në Gjilan (Pamjet)