Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info
Në këtë aksident, sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasje, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.















