Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur e tre të lënduar
BILLI
Lexo edheFshati Damanek shembull i vetiniciativave për ambient të pastër (FOTO)
Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy furgonëve dhe një traktori në fshatin Gremnik të Klinës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Gremnik të Klinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy furgona dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Lexo edheFshati Damanek shembull i vetiniciativave për ambient të pastër (FOTO)
“Një person që ishte me viktimën është i lënduar rëndë, derisa i lënduari tjetër nga furgoni është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal. Ngasësi i furgonit është dërguar për intervistë në stacionit policor”.