back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeAksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Të ngjajshme

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person. Viktima mësohet se është me origjinë nga Shqipëria ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Përplasja mësohet se ndodhi pranë kthesës për në Agrigento.

Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal duke lënë edhe 6 të plagosur, raporton Euronewsalbania.

Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz