Një 44-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi në Fushë-Krujë të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës, raporton Topchannel.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L.. Bëhet e ditur se po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.