back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBotëAksident i rëndë me autobusin e nxënësve, 27 të vdekur

Aksident i rëndë me autobusin e nxënësve, 27 të vdekur

Të ngjajshme

Lladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Ramiz Lladrovci ka realizuar  tri takime të ftuara nga...

Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës...

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, por LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet...

Një autobus që po bartte nxënës dhe disa prindër që po ktheheshin nga një ekskursion ra në një kanal në ishullin indonezian, Java, të mërkurën në mbrëmje, duke lënë 27 të vdekur, njoftoi Ministria e Transportit e Indonezisë.

Agjencia e kërkim-shpëtimit tha përmes një deklarate të enjten se vozitësi i autobusit e humbi kontrollin e mjetit pak para aksidentit në një zonë afër qytetit Sumedang.

Ministria e Transportit tha se në autobus ndodheshin nxënës të shkollës së mesme dhe disa prindër, duke shtuar se 39 persona i mbijetuan aksidentit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Një zyrtar i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit tha më vonë se operacioni ka përfunduar dhe se të mbijetuarit janë dërguar në spitalin më të afërt.

Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen autobusi i rrotulluar dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar.

Shkaktari i saktë i aksidentit nuk ka qenë menjëherë i qartë, ndonëse Ministria e Transportit tha se ka shenja që inspektimi teknik i autobusit nuk ka qenë i përditësuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz