Aksident i rëndë komunikacioni në Skenderaj
BILLI

Lexo edhePolici përgjak me shufër metalike një 19 vjeçar në Mitrovicë, doli në “orë policore”

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona.
Rastin e për DrenicaPress e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka dodhur rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, segmenti rrugorë fshati Llaushë. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./DrenicaPress

Lexo edhePolici përgjak me shufër metalike një 19 vjeçar në Mitrovicë, doli në “orë policore”