BallinaLajmeAksident i autobusit në Zyrih, dy shqiptarë mes të plagosurve

Aksident i autobusit në Zyrih, dy shqiptarë mes të plagosurve

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Një autobus i nisur nga Xhenova në Itali me destinacion final Dusseldorfin, është përplasur me një mur afër Zyrihut në Zvicër.

Mediat raportojnë se një grua vdiq në aksident dhe 44 pasagjerët e tjerë u plagosën, me tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia lokale njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 4:15 në autostradën A3 dhe kur arritën ekipet e shpëtimit, shumë pasagjerë ishin akoma të bllokuar brenda mjetit.

Automjeti i përket një dege të kompanisë së transportit “Flixbus”. Rrëzimi i tij bllokoi një nga autostradat kryesore të Zvicrës në të dy kahet e qarkullimit ndërmjet Brunaut dhe Wiedikon.

Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, por mendohet se mjegulla dhe bora në Alpe ka vështirësuar drejtimin e autobusit për shoferin që është i plagosur rëndë.

Ndërkohë, paraprakisht raportohet nga mediat zvicerane se mes të plagosurve, dy prej tyre janë shtetas shqiptarë, por nuk bëhet i ditur ende identiteti i tyre.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz