back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeAksham pazari, edhe pak orë mbyllet afati për paraqitjen e koalicioneve

Aksham pazari, edhe pak orë mbyllet afati për paraqitjen e koalicioneve

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit për paraqitjen e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sonte në mesnatë do të definohet gjithçka sa i përket koalicioneve të partive në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme, raporton Indeksonline.

Deri tani, zyrtarisht kanë ndodhur dy koalicione, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Social Demokrate dhe koalicioni tjetër Nisma Socialdemokrate me Aleancën Kosova e Re.

Në bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse dje kishte deklarata se koalicioni LDK-VV do të ndodhë, sot dy partitë opozitare po këmbëngulin te posti i kryeministrit.

LDK kërkon që kryeministre të bëhet Vjosa Osmani ndërsa VV e dëshiron liderin e saj, Albin Kurti në krye të qeverisë./Indeksonline/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz