back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAKR mban mbledhje, nuk diskuton për çështjen e ministrit të MPB-së

AKR mban mbledhje, nuk diskuton për çështjen e ministrit të MPB-së

Të ngjajshme

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...

Ka fjetur me 200 burra, aktorja thotë se ja pa “hajrin” profesionit

Aktorja Jennifer Coolidge, e njohur më së miri për...
- Advertisement -

Aleanca Kosova e Re në orët e pasdites ka mbajtur një mbledhje në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale në këtë parti.

Kryetari i Kuvendit të kësaj partie, Fatmir Matoshi ka thënë për Telegrafin se kjo mbledhje tashmë ka përfunduar.

Ai ka treguar se gjatë kësaj mbledhje nuk është diskutuar fare për çështjen e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i cili u shkarkua nga kjo pozitë e as për emrin e ri që pritet të vije në krye të kësaj ministrie.

“Mbledhja tashmë ka përfunduar, në rend dite nuk e kemi pasur çështjen e ministrit fare. Kemi diskutuar për degët e AKR-së si dhe kemi themeluar disa komisione”, ka thënë Matoshi.

Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra e ministrit të MPB-së, Flamur Sefajn i cili vinte nga subjekti politik AKR.

Ndërkaq, sot gjatë ditës në media është thënë se AKR, postin e ministrit të MPB-së ia ka ofruar Florian Qehajës i cili vjen nga shoqëria civile, mirëpo një lajm të tillë zyrtarët në AKR e kanë cilësuar si spekulim mediatik. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz