back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeAKR e Pacollit: I kemi dy, ndoshta tre deputetë

AKR e Pacollit: I kemi dy, ndoshta tre deputetë

Të ngjajshme

Mbyllet sot përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës dje ka njoftuar qytetarët se për...

35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm...

Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut

Rënia e flokëve është një prej problemeve estetike që...

Moti për nesër

E diela do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe...

Çka dihet deri tani për vrasjen në Llapashticë të Podujevës?

Një person ka vdekur mbrëmë si pasojë e të...

Aleanca për Kosovën e Re ka kërkuar sot rinumërimin e votave. Ata po ashtu kanë hedhur poshtë pretendimet se asnjë kandidatë i tyre nuk është bërë deputetë.

Partia e Behgjet Pacollit ishtë në koalicion parazgjedhor me LDK-në, transmeton Indeksonline.

Indeksonline kontaktoi zëdhënësin e AKR-së, Vesel Makollin në lidhje me atë se a ka arritur që lideri i kësaj partie, Behgjet Pacolli të siguroj votat e nevojshme për t’u bërë deputetë.

“Presidenti Pacolli i ka votat e nevojshme për me hy në parlament, bile do të jetë ndër më të votuarit. Kërkesa e jonë për rinumërimin e votave është për atë, se kemi shumë argumente qe na u kanë tjetërsuar votat e kandidatëve tonë, gjegjësisht shkaku që ne nuk kemi pas komisioner dhe vëzhgues dhe nuk ka pas kush ta ruan votën tonë, votat e kandidatëve tanë janë tjetërsuar(kemi shume fakte nga terreni)”.

“Poashtu nuk kemi pas mundësi që nga LDK(nuk na u kanë përgjigj) t’i marrim formularët e vendvotimeve, andaj ende i kemi shënimet e plota”, tha ai fillimisht.

Në fund, Makolli u shprehë i sigurt që AKR do të ketë dy deputetë.

“Por një është e sigurt që ne do t’i kemi dy deputetë dhe ndoshta tre”, përfundoi ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz