back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaJetëAkne, rënie flokësh dhe infeksione në veshka, ja si myku i shtëpisë...

Akne, rënie flokësh dhe infeksione në veshka, ja si myku i shtëpisë po helmonte 29-vjeçaren për 5 vite

Të ngjajshme

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar...

Ministrja Gërvalla udhëton për në Vjenë

Me ftesë të Ministres Federale për Punë Evropiane dhe...

Georgina ndez rrjetin, një pozë në plazh e djegë “flakë” Instagramin

Nuk ka ditë që Georgina Rodriguez nuk provokon në...

Emma Marshall është vetëm 29 vjeç, por pamja e saj e jashtme nuk të bën ta besosh diçka të tillë dhe fajtor për gjendjen e saj është as më pak e as më shumë, se myku i shtëpisë. Kur vajza angleze vendosi të transferohej në 2014-ën në Hackney, një lagje e njohur në lindje të Londrës, nuk e kishte marrë me mend se kjo gjë do të ndikonte në shëndetin e saj.

Që prej momentit të parë kur hyri në apartamentin e ri, vuri re një njollë të madhe myku në banjo dhe një në dhomën e gjumit, por nuk u kushtoi rëndësi, pa ditur se kjo gjë do t’i sillte pafund probleme shëndetësore për 5 vite.

Emma filloi të shfaqte shqetësimet e para vetëm 2 muaj pas vendosjes në shtëpinë e re. ”Fillova të kisha dhimbje të forta koke, rënie flokësh dhe papritur e gjithë fytyra ime u mbush me akne, të cilat shtoheshin çdo ditë. Kam përdorur dy javë kateter për shkak të një infeksioni në veshka. Kisha probleme me tretjen, fryrje barku dhe vështirësi në frymëmarrje.”-rrëfen ajo për ”The Sun”.

Pasi iu drejtua një mjeku specialist zbuloi se të gjitha këto simptoma lidheshin me praninë e lartë të mykut në shtëpi. Niveli i mykotoksinave në gjak ishte i llahtarshëm dhe detyroi mjekët at shtronin menjëherë në spital, për ta ndjekur më nga afër.

”Fillimisht mendova se të gjitha këto shqetësime lidheshin me ndryshimet hormonale dhe stresin, por ja që armikun e vërtetë e kisha aq pranë. Kam ikur nga ajo shtëpi dhe po përpiqem të rimarr veten, edhe pse jam akoma e plogësht. Dua që të gjithë të lexojnë historinë time dhe të mos neglizhojnë mykun e shtëpisë, siç bëra unë.”-përfundon ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz