back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeAKK detyron ministrin e PDK-së të heqë dorë nga “Bon Vivant"

AKK detyron ministrin e PDK-së të heqë dorë nga “Bon Vivant”

Të ngjajshme

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Kapen 215 kg substanca narkotike në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti...

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Hoxhaj: Kurti ka bërë politikë antishqiptare dhe antiamerikane

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha në...

Agjencia Kundër Korrupsionit ka detyruar Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili që të zgjedh mes postit ministror dhe mes bizneseve private, “Bon Vivant dhe “Tranquille”.

Ky vendim është marrë nga AKK gjatë ditës së djeshme me arsyetimin se Ismaili është person i autorizuar i dy bizneseve dhe mban post ministror që sipas ligjit në fuqi kjo mund të përmbajë konflikt të mundshëm interesi.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se fillimisht AKK e ka njoftuar Ismailin se ka filluar procedura e shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konflikt interesit. Pas njoftimit Ismaili ka kërkuar një takim me zyrtarët e AKK-së, me arsyetim për tu njoftuar me rastin, shkruan Insajderi.

Pas takimit, Ismaili është pajtuar me gjendjen, por është arsyetuar se nuk ka qenë i informuar, duke shtuar se do të veprojë sipas ligjit që ta parandalojë situatën e mundshme të konflikt interesit.

Më vonë AKK ka pranuar dokumente nga ARBK-se Ismaili nuk është person i autorizuar në “Bon Vivant” dhe Tranquille”./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz