AKI: Mos publikoni materiale të paautorizuara rreth rastit të Azem Vllasit
01

Lexo edheLuftë në Jemen, fëmijët përballen me uri (Video)

Pas njoftimeve të disa medieve se sot do të botohen materiale nga biseda e Murat Jasharit, të dyshuarit kryesor për plagosjen e Azem Vllasit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bërë thirrje që një gjë e tillë të parandalohet.
“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke marrë parasysh rrethanat që janë krijuar me ngjarjen e fundit, e ku përmenden të dhëna që kanë dalë nga AKI, deklaron zyrtarisht se, asnjë nga të dhënat e publikuara nuk është e vërtetë, dhe së këndejmi thërret mediet dhe opinionin publik për maturi që të mos shpërndajnë asgjë të paautorizuar!”
“AKI e kualifikon këtë si një fakt në dëm të sigurisë kombëtare, dhe se për çdo gjë që AKI ka për të deklaruar, këtë e bën vetëm përmes adresës elektronike zyrtare dhe faqes zyrtare në internet (www.aki-rks.org)!”, thuhet në një njoftim të kësaj agjencie, transmeton Klan Kosova.

Lexo edheLuftë në Jemen, fëmijët përballen me uri (Video)