back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAKI dhe Policia e Kosovës bashkëpunuan në kapjen e personit të rrezikshëm...

AKI dhe Policia e Kosovës bashkëpunuan në kapjen e personit të rrezikshëm që akuzohet për 60 vepra penale

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Njësia Speciale ka arrestuar një nga personat më të kërkuar në vend Besim Hajdarin, të njohur me nofkën “Ciprra”.

Burimet e Indeksonline, mësojnë se ne operacion për zbulimin e “Cpirres”, ishte involvuar Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, departamenti i Krimeve të Rënda dhe njësiti speciale i Kosovës.

Ai është gjetur në një restaurant në rrugën “Prishtinë – Podujevë”.

Aksioni më saktësisht ka ndodhur në njëri nga motelet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, teksa dhjetëra policë kanë marrë pjesë në aksionin për kapjen e personit të rrezikshëm në Podujevë.

Ndaj Besim Hajdari – “Ciprra”, rëndojnë 60 aktakuza në Policinë e Kosovës.

Indeksonline pati raportuar se muaj më parë, ai pati plagosur dy persona në qendër të Podujevës.

“Ciprra” pak javë pas kësaj ngjarje, po i njëjti kishte plagosur edhe një person tjetër, po ashtu në qytet të Podujevës.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, si tentim vrasje, therje me thikë dhe shkaktim të lëndimit trupor e disa vepra të tjera penale.

Gjatë kohës në arrati ai kishte hyrë e dale nga Kosova në Serbi disa herë dhe në këto lëvizje dyshohet se kishte kryer krimet për të cilat u kap.

Zyrtarët e kësaj agjencie kishin ndjekur lëvizjet e tij dhe kishin vëzhguar atë dhe në koordinim me Policinë e Kosovës rezultuan me një operacion të suksesshëm që çoi në pranga Hajdarin./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz