BallinaLajmeAKB: Zjarri në Comodita, alarm i madh për sigurinë dhe mbrojtjen e...

AKB: Zjarri në Comodita, alarm i madh për sigurinë dhe mbrojtjen e bizneseve prodhuese

Të ngjajshme

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas zjarrit që shpërtheu në një pjesë të fabrikës së Comodita Home në Gjakovë.

Në reagim thuhet se kryetari i AKB-së, Argjend Fetahu, menjëherë pas lajmit për këtë incident, ka zhvilluar biseda telefonike me drejtuesit e kësaj kompanie, për t’u informuar nga afër mbi situatën aktuale, rrethanat e zjarrit dhe pasojat që ka shkaktuar kjo fatkeqësi.

Gjatë këtyre bisedave, bazuar në njoftimin e lëshuar për media, është shprehur shqetësimi i thellë dhe solidariteti i plotë i AKB-së me menaxhmentin dhe punëtorët e fabrikës së prekur,. transmeton Klankosova.tv.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka kërkuar reagim të menjëhershëm dhe profesional nga të gjitha institucionet kompetente, përfshirë shërbimet zjarrfikëse, organet e sigurisë dhe inspektoratet përkatëse, në mënyrë që të zbardhen shkaqet e zjarrit, të vlerësohen dëmet reale dhe të krijohen kushtet që ky biznes të rifillojë aktivitetin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Mbrojtja e vendeve të punës dhe ruajtja e kapaciteteve prodhuese duhet të jenë prioritet institucional”, theksohet në reagim.

Ndër të tjera, AKB thotë se bizneset prodhuese janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe garant i stabilitetit social. Çdo goditje ndaj tyre është një goditje ndaj gjithë shoqërisë.

“AKB do të vazhdojë të jetë pranë këtij biznesi dhe të gjithë bizneseve të prekura nga fatkeqësi të tilla, duke kërkuar mbështetje konkrete, politika mbrojtëse dhe reagim serioz shtetëror”.

“Në këto momente të vështira, solidariteti, përgjegjësia dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore. Gjakova dhe bizneset e saj meritojnë përkrahje reale dhe jo heshtje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz