back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAjazi: “I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica

Ajazi: “I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica

Të ngjajshme

Shell Kosova me aplikacion të ri

Rrjeti i pikave të karburantit Shell në Kosovë ka...

Kollë kronike – efekt i mundshëm i ri i injeksioneve për dobësim

Injeksionet për humbje peshe të grupit GLP-1 janë konsideruar...

MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

Një numër i “konsiderueshëm” shtetasve të Kosovë janë kthyer...

Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor

Foto: EPA Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë...

Sot, në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllanasellë, u mbajt një ceremoni përkujtimore për nder të dëshmorëve Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Në këtë përvjetor, përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë u mblodhën për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e familjes Karaqica, e cila dha gjithçka për lirinë e Kosovës.

Driton Ajazi,  theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për dëshmorët dhe vazhdimin e rrugës që ata trasuan me gjak.

“Sakrifica e familjes Karaqica është një amanet i shenjtë për të gjithë ne. Kujtimi për ta nuk do të shuhet kurrë, ndërsa angazhimi ynë do të jetë i përhershëm për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar,” tha Ajazi.

Në fund të fjalës së tij, Ajazi u shpreh: “I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz