BallinaLajmeAhmeti uron besimtarët musliman

Ahmeti uron besimtarët musliman

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Fiter Bajramit uron të gjithë besimtarët shëndet, mirëqenie dhe mbarësi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe mbarësi në familjet tuaja”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Duke kujtuar se fryma e Fitër Bajramit është sakrifica, përkushtimi, solidariteti, bamirësia, uniteti dhe harmonia, ai në mesazhin e tij citon se  duhet të reflektojmë mbi keto vlera, mbi obligimet ndaj vetvetes dhe njëri- tjetrit si dhe rëndësinë e të qenurit së bashku.

“T’i kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan që ne sot të jemi të lirë dhe të barabartë në trojet tonë.Paqja dhe mirësia qofshin mbi ju dhe familjet tuaja”, e përfundon urimin e tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz