back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeAhmeti për ish-krerët e UÇK-së: Kosova ka përgjegjësi për ta, nuk janë...

Ahmeti për ish-krerët e UÇK-së: Kosova ka përgjegjësi për ta, nuk janë njerëz të rëndomtë

Të ngjajshme

Gucati: Albin Kurti po e braktis UÇK-në, në Hagë po gjykohet Kosova, jo individët

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka kritikuar qeverinë dhe...

Kurti nuk deklarohet për dëshminë e Rubin dhe Williams në Speciale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dashur të...

Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, këto lagje të kryeqytetit mbesin pa ujë

Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e...

Totaj vizitë kompanisë evroTarget: Prizreni ka rikthyer interesin bizneseve vendore dhe të huaja

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi kompaninë evroTarget, një...

Ish-eprori i UÇK-së, njëherit kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti edhe njëhere i ka quajtur të pakuptimta akuzat me të cilat po ngarkohen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, raporton EO

Ahmeti nuk i komentoi shumë raportet me kryeministrinë në detyrë Albin Kurti por theksoi se Kosova ka përgjegjësi për ish-krerët meqenëse ata kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe drejtësia duhet të vendoset në vend, kjo është një luftë tepër e organizua nga lindja për të luftuar perëndimi, Shtete e bashkuara të Amerikës, Naton, Bashkimin Evropian se ato kanë përkrahur ushtri të cilat kanë bërë krime, njerëz të dezorientu e të paorganizuar. Mirëpo vetë dëshmia e zëvendëssekretarit të shtetit, vetë dëshmia e këshilltarit të Rambujesë dhe dëshmitë tjera që do të pasojnë do të nxjerrin në pah një të vërtetë, një e vërtetë e cila nuk mund të mohohet nga askush ky proces ka filluar keq, në mënyrën më tendencioze me librin e verdhë. Kur u pa që libri i verdhë është një përrallë me mbret etëm e vetëm për të komprementu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, atëherë ndryshoi akuza, në një akuzë të pakuptimtë, ndërmarrje kriminale, kështu që unë jam shumë i bindur që e drejta do të fitojë e do të dalë në shesh”, tha Ahmeti kur u pyet nga gazetarët pasi u përurua shtatorja e Afrim Zhitisë në Llugë të Podujevës.

Për heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor në Hagë, ai tha se të gjitha atë që po gjykohen nuk ishin njerëz të rëndomtë.

“Unë nuk di detaje por Kosova ka përgjegjësi. Fundi i fundit andej janë njerëzit që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk janë njerëz të rëndomtë por janë njerëz që kanë mbajtur mbi  shpatulla përgjegjësi deri në çlirim por edhe deri në pavarësi të Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

E sa i përket raportit me Kurtin, ai tha se gjithmonë ka krijuar raporte me institucionet e Kosovës.

“Unë asnjëherë s’kam pasë raport të keq me asnjë institucion, asnjë udhëheqës të Kosovës. Varet nga të tjerët se si i ndërtojnë ato raporte, por unë raportet i kam pasë gjithmonë me institucionet e Kosovës”, u përgjigj Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz