back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAhmeti: Nuk kam pritur që dal mirë në Prishtinë, por as që...

Ahmeti: Nuk kam pritur që dal mirë në Prishtinë, por as që dal kaq keq

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Kryetari i PSD’së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka folur për rezultatin e tij dhe të partisë së tij në Prishtinë, në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk kam besuar që dal mirë në Prishtinë, por as nuk kam besuar që dal kaq keq”, është shprehur Ahmeti.

PSD’ja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, së bashku me AAK’në kanë marrë vetëm 7 mijë vota në kryeqytet. Ky koalicion ka dalë i katërti në Prishtinë, pas Vetëvendosjes që doli e para, LDK’së e dyta dhe PDK’së që doli e treta.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk e ka shqyrtuar dorëheqjen sepse zgjedhjet lokale nuk lidhen me zgjedhjet qëndrore.

“Nuk kam shqyrtuar dorëheqjen sepse nuk i përzijmë zgjedhjet qendrore me ato lokale. Edhe pse nuk është se nuk na shkon mendja, megjithatë këto dy palë zgjedhje dallojnë”, shtoi Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz