Bardh Ahmeti nga Partia Socialdemokrate ka komentuar në emisionin “Kosova Live” situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit në Kosovë, dhe qëndrimet e opozitës, duke kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, nëse PDK-ja do ta kishte vërtet respektin që pretendon për familjen Jashari, atëherë do t’ia kishte lënë pushtetin në Skënderaj Bekim Jasharit.
“Nëse e keni aq respekt për familjen Jashari, atëherë pse nuk ia latë pushtetin në Skënderaj? Si mund të jetë për ju më i rëndësishëm pushteti në Skënderaj sesa posti i presidentit, i cili i shërben kryeministrit? Pra, ka qenë një lojë për të fituar poena politikë, duke bërë kalkulime të ulëta”, ka deklaruar Ahmeti.
Në këtë mënyrë, Ahmeti e ka cilësuar qëndrimin e PDK-së si përpjekje për përfitime politike.
Për të parë intervistën e plotë: