back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeAhmeti në Ulqin, për bashkëpunim institucional mes dy komunave

Ahmeti në Ulqin, për bashkëpunim institucional mes dy komunave

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme...

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Një delegacion i Komunës së Prishtinës në krye me Kryetarin, Shpend Ahmeti, po qëndron në një vizitë në Komunën e Ulqinit. Ata u pritën në takim nga kryetari i kësaj komune Nazif Cungu.

Me këtë rast të dy kryetarët kanë biseduar për një sërë çështjesh dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave, sidomos në fushën e urbanizmit.

Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu ishte specifikisht i interesuar për procesin e legalizimit, me ç’rast u dakorduan që një ekip i Sekretariatit për Urbanizëm nga Komuna e Ulqinit ta vizitojë Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës dhe të njoftohet për së afërmi me rrjedhat e këtij procesi.

Kryetari Shpend Ahmeti, tha se përveç lidhjeve kulturore, kombëtare, shoqërore e familjare, që tashmë ekzistojnë, të dy komunat po krijojnë edhe bashkëpunim institucional në mes veti.

Ai foli në veçanti edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast u fol për pjesëmarrjen e prodhuesve dhe afaristëve ulqinak në panaire në Prishtinë, promovimin e turizmit, si dhe promovimin e produkteve dhe prodhuesve kosovarë në tregun malazes në përgjithësi, por edhe në Ulqin në veçanti e sidomos gjatë sezonës turistike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz