back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeAhmeti: Kjo është protestë gjithëkombëtare për shokët e ditëve të vështira

Ahmeti: Kjo është protestë gjithëkombëtare për shokët e ditëve të vështira

Të ngjajshme

Aksidentohen rëndë pesë anëtarë të KKZ-së në Ferizaj, njëri në gjendje kome

Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë të...

Mashtrime milionëshe — Europol godet organizatën e krimit kibernetik

Policia letoneze ka shkatërruar një rrjet të madh në...

QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile

Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës,...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur për protestën që pas pak minutash do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Ahmeti tha se katërshen e UÇK-së nuk i ka vetëm miq, por edhe bashkëluftëtarë e shokë të ditëve të vështira, teksa tha se ka emocione të veçanta që protesta po organizohet në Tiranë.

“Nuk i kam vetëm miq, por edhe bashkëluftëtarë e shokë të ditëve të vështira. Sot kam emocione të veçanta mbarëkombëtare organizohet në kryeqytetin shqiptar, në kryeqytetin e Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Adrian Krasniqit, Zahir Pajazitit, Ilir Konushevcit, Qerim Kelmendit. Të gjithë këta kanë qenë figurat më emblematike të UÇK-së dhe ky është një manifestim, një protestë mbarëkombëtare”.

“Sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të cilët kanë qenë përherë bashkë me ne në ditë të vështira, nga Gjirokastra deri në Shkodër e Kukës kanë hapur të gjitha dyert dhe sot kam një emocion të vecantë se kjo protestë për drejtësi, të gjithë jemi UÇK mbahet në Sheshin “Skënderbe”, mu në kryeqytetin e Shqipërisë, aty ku kanë vepruar të gjithë këta heronj e shumë të tjerë që unë i përmenda më lartë”, tha Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz