BallinaAhmeti dhe Velijaj, u pajtuan për bashkëpunim në të ardhmen

Ahmeti dhe Velijaj, u pajtuan për bashkëpunim në të ardhmen

Të ngjajshme

​Ngjarjet e datës 20 prill

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,...

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA...

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë...
Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë, priti në takim ministrin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë, Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim, kryetari Ahmeti e njoftoi ministrin Velijaj lidhur me projektet e realizuara gjatë vitit të parë të mandatit të tij qeverisës, si dhe ato që planifikohen të realizohen në të ardhmen.
“Si komunë, jemi në fazën e fundit të realizimit të projektit përmes të cilit planifikohet punësimi i të rinjve që janë në përfundim të mësimit në shkollat profesionale. Fillimisht, pas diplomimit ata do të vendosen si praktikant në sektorin privat, në mënyrë që t’ju krijohen parakushtet për punësim. Kjo bëhet me qëllim që të krijohet lidhja midis 8 shkollave profesionale në Komunën e Prishtinës dhe sektorit privat. Gjithashtu, kemi planifikuar edhe mbështetjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin e shërbimeve transferuese për nevojat e tregut global në fushën e teknologjisë informative”, tha kryetari Ahmeti.
Ministri Velijaj, e njoftoi kryetarin Ahmeti për reformat e tregut të punës, pagesat sociale, pensionet, reformën e shkollave profesionale.
Gjatë këtij diskutimi, u bisedua lidhur me mundësinë e bashkëpunimit në fushën e rinisë, respektivisht për qendrat e karrierës dhe aftësimit profesional. Ministri Velijaj e ftoi kryetarin Ahmeti për një vizitë në Tiranë me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz