Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës për masa të reja ndaj koronvirusit.
Ahmeti ka thënë se me Kurtin ka biseduar për masat e ndërmarra dhe për ato se çfarë duhet bërë ditëve në vazhdim.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojen e ndermarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar ai në FB.