back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeAhmet Krasniqi – Laureat i Çmimit "Ora e Presidentit"

Ahmet Krasniqi – Laureat i Çmimit “Ora e Presidentit”

Të ngjajshme

“Jam i përqendruar te Hoffenheimi”, Fisnik Asllani flet për interesin e Barcelonës

Gjigantët katalanas, Barcelona po vazhdojnë kërkimin e tyre për...

Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit

Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të...

Ballkani kalon nga futbolli në sportin e ”tenisit”

Ballkani po vazhdon me formë fantastike. Tre herë kampioni i...

Prokuroria deklarohet për vdekjen në QKUK të një personi të dyshuar për vrasje

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me vdekjen...

Çmimin tradicional “Ora e Presidentit”, të cilin e jep për çdo vit në Ditën e Presidentit, nëndega e LDK-së së NRË-së përmes aktivit të Ahenit, kësaj radhe ia ndau Ministrit të parë të Mbrojtjes  së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit. Kolonel Krasniqi përveç kontributit të tij të pashoq në fushën e sigurisë, në luftën e popullit të Kosovës për liri e pavërësi si dhe në themelimin e FARK-ut, është edhe autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.

Aktivistët e LDK-së në Gjermani ia kanë ndarë këtë Çmim Kolonelit Krasniqi duke u bazuar dhe duke e respektuar përkushtimin atdhetar dhe profesional Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, I vrarë në Tiranë në Shtator të 98-ës.

Laureatë të “Ora e Presidentit” janë veprimtarët dhe atdhetarët e dëshmuar të çështjes shqiptare, Prof. Fehmi Agani,  Anton Kolaj – ish nënkryetar i LDK-së, ish Shefi I QIK-ut, Enver Maloku, Këshilltari për Informim I Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, Akademik Idriz Ajeti Akademik Mark Krasniqi etj.

Në cermoninë  e ndarjes së këtij çmimi morën pjesë Nënkryetari I LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithëshem i LDK-së, z. Ismet Beqiri , kryertari I Ferizajt z. Muharrem Sfarqa, deputetja Doruntinë Maloku si dhe aktivistë e familjarë të të ndjerit Kolonel Ahmet Krasniqi.

“Ora e Presidentit” dhe një mirënjohje, vëllait të Ministrit Ahmet Krasniqi, Behgjetit, iu nda nga nënkryetari Veliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz