back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeAGK mirëpret dënimin e personit që kërcënoi gazetarët në Gjykatë

AGK mirëpret dënimin e personit që kërcënoi gazetarët në Gjykatë

Të ngjajshme

Fuqitë botërore lëshojnë rezerva nafte në vlera rekorde

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do të miratojë lirimin e...

Udhëto sigurt nga München drejt Prishtina me PrishtinaTicket!

Fluturoni gjashtë ditë të javës nga München drejt Prishtinës...

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi përmes një...

Bayer Leverkusen ”ndalon” korrneret për ndeshjen ndaj Arsenalit

Bayer Leverkusen sonte do të përballet me Arsenalin në...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan për dënimin me një vit burgim me kusht ndaj A.I, pas kërcënimit ndaj gazetarëve dhe monitoruesve gjatë një seance gjyqësore.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit i është shqiptuar dënim me një vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Rasti kishte ndodhur më 30 janar gjatë një seance për çështje pronësore në Viti, kur A.I kishte bërë një gjest që nënkuptonte “ekzekutim” në drejtim të gazetares së Nacionales, Eriola Cacaj, kameramanit Drilon Namani dhe monitoruesit të “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi.

AGK-ja ka përshëndetur efikasitetin me të cilin Gjykata e ka trajtuar këtë rast dhe prioritetin që i është dhënë, duke shprehur besimin se një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po ashtu, AGK ka mirëpritur edhe Strategjinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të miratuar në janar të këtij viti, e cila parasheh prioritet për trajtimin e rasteve që lidhen me shpifjen dhe sigurinë e gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz