back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAGK-ja shpreh shqetësim lidhur me situatën financiare në RTK

AGK-ja shpreh shqetësim lidhur me situatën financiare në RTK

Të ngjajshme

Dua shijon pushimet me të dashurin në jaht

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, aktori britanik...

Allegri e nis me humbje rikthimin e tij te Milani, mposhtet nga Arsenali

Gjatë ditës së sotme është mbajtur ndeshja parasezonale mes...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me transmetuesin publik të Kosovës, RTK.

Paralajmërimi se brenda pak ditësh, RTK do të mbetet pa financim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë të punësuarit e saj për muajin korrik, është alarmues.

AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan Transmetuesi Publik në skenën mediale të Kosovës, dhe në mungesë të Kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së.

Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së, duhet të jenë në gjendje që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar nga presione politike apo financiare.

- Advertisement -

Të Fundit