Agjenti i Guardiolës mohon kalimin te Trabzonspori
dp

Lexo edheStrakosha humbet startin e Nations League, pëson frakturë

Pep Guardiola nuk do të marrë drejtimin e Trabzonsporit, pavarësisht raportimeve të fundit për një ofertë të majme nga klubi turk.
Agjenti i trajnerit spanjoll ka mohuar këto zëra, duke bërë të ditur se Guardiola nuk do të drejtojë asnjë klub apo kombëtare gjatë sezonit 2026/27.
“Pep nuk do të drejtojë asnjë klub apo kombëtare këtë sezon”, ka deklaruar agjenti i tij, sipas “AS”.

Lexo edheStrakosha humbet startin e Nations League, pëson frakturë
Raportimet pretendonin se Trabzonspori i kishte ofruar Guardiolës pagë prej 13 milionë eurosh në sezon, me synim për ta sjellë në Turqi, ku aktualisht luan edhe Mohamed Salah.
Megjithatë, për momentin Guardiola do të qëndrojë jashtë pankinës, ndërsa një kalim në Turqi mund të mbetet opsion për të ardhmen. /IndeksOnline/