BallinaLajmeAgim Veliu u lejon qarkullimin deri në orën 22:00 votuesve në Podujevë...

Agim Veliu u lejon qarkullimin deri në orën 22:00 votuesve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka marrë vendim që më 29 nëntor, pra nesër të lejojë qarkullimin e qytetarëve deri në orën 22:00 në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për ata që votojnë pas orës 19:00 në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Në vendimin e nënshkruar nga ministri Veliu thuhet se “lejohet lëvizja hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë orarit 19:00 deri në orën 22:00 për votuesit në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut, me qëllim të realizimit të drejtës së tyre për votim”.

“Liria e lëvizjes sipas pikës 1 të këtij vendimi lejohet vetëm me datë 29.11.2020, dhe vlen vetëm për ata votues që të drejtën për votim e kanë realizuar pas orës 19:00, sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

“Poashtu, është marrë vendim për lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë datave 28.11.2020 dhe 29.11.2020 gjatë orarit 19:00 deri në orën 05:00 për stafin esencial të KQZ-së, stafin zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar, me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre për përgatitjen finale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz