BallinaLajmeAgim Veliu godet Vjosa Osmanin: Ia përmend postin e kryeparlamentares

Agim Veliu godet Vjosa Osmanin: Ia përmend postin e kryeparlamentares

Të ngjajshme

Takimi Trump-Xi në maj, presidenti amerikan: Do të jetë një ngjarje monumentale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar...

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe...

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se...

Gatuani vetë për të ulur rrezikun nga demenca

Përgatitja e ushqimit në shtëpi të paktën një herë...

Nënkryetari i LDK’së e Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka goditur sot kryeparlamentaren Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook, një ditë pasi që kryetarja e Kuvendit tha për herë të parë se do të vazhdojë një rrugë të re politike pa Lidhjen Demokratike, raporton Gazeta Express.

Veliu në Facebook ka shkruar se në historinë e parlamentit nuk mbahet mend që kryetari i Kuvendit të jetë person jo partiak.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak”, ka thënë Veliu, duke shtuar se nuk mbahet mend as kalimi i kryeparlamentarit në ndonjë parti tjetër.

“Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera”, ka shkruar nënkryetari i LDK’së.

Ky reagim i Veliut vjen një ditë pasi që Osmani tha se do të shikojnë mënyra të bashkëpunimit me kreun e LVV’së, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz