Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka deklaruar se kjo komunë pritet të shkojë në balotazh.
Bahtiri deklaroi kështu me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa janë numëruar 92 nga 105 kutitë e votimeve apo 87,62 për qind të votave preliminare, shkruan Insajderi.
“MITROVICA në balotazh”, deklaroi shkurtimisht Bahtiri.
Nga 32,84 për qind të votave të përpunuara, 48,23 për qind ka Arian Tahiri, ndërkaq 47,56 për qind Faton Peci.
- Advertisement -