back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAgim Bahtiri flet pas incidentit: Njeriu që më sulmoi thoshte se Veseli...

Agim Bahtiri flet pas incidentit: Njeriu që më sulmoi thoshte se Veseli duhet ta priste shiritin

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Agim Bahtiri është penguar nga banorët për të prerë shiritin e kësaj shkolle. Këtë ai po thotë se ia bëi një familjarë i Kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, shkruan Gazeta Metro.

Në video që u publikua sot shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta presë shiritin.

Por përmes një njoftimi për media, Bahtiri po thotë se për këtë, e pengoi djali i vëllait të Kadri Veselit.

Njoftimi i Bahtirit:

Një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i’a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.

E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz