back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaAgim Bahtiri apelon për ndërprerje të protestave në Prishtinë

Agim Bahtiri apelon për ndërprerje të protestave në Prishtinë

Të ngjajshme

Kollë kronike – efekt i mundshëm i ri i injeksioneve për dobësim

Injeksionet për humbje peshe të grupit GLP-1 janë konsideruar...

MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

Një numër i “konsiderueshëm” shtetasve të Kosovë janë kthyer...

Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor

Foto: EPA Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë...

Enca ‘tund’ rrjetin, shfaqet super provokuese në imazhin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Prishtinë.
Ai duke qenë i brengosur për lëndimet e shumta që kanë marrë qytetarët dhe policët, si dhe për mundësin e eskalimit të gjendjes, apelon tek qytetarët, pjesëmarrës që të ndërprenë protestën dhe ti ikin konfrontimit me policinë.
“Duke mos e mohuar në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë të drejtën për protesta paqësore të qytetarëve, për të gjitha pakënaqësitë që ata kanë, kërkoj nga protestuesit që të ndërprenë shprehjen e tillë të pakënaqësisë dhe të mos konfrontohen me organet e rendit. Po ashtu, edhe nga Policia e Kosovës kërkoj që të jetë maksimalisht e kujdesshme gjatë intervenimit për qetësimin e gjendjes dhe mbajtjen e saj nën kontroll”, apelon kryetari Bahtiri.
Sipas kryetarit Bahtiri, lëndimi i qytetarëve dhe policëve, dëmtimi i pronës publike apo private, nuk është në të mirë të askujt. Përkundrazi, shton ai, zhvillimet e këtilla vetëm sa i vështirësojnë dhe prolongojnë zgjidhjet demokratike të problemeve dhe e dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz