Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje të re, pasi Policia e Kosovës ka njoftuar për dhënien e kontratës për renovimin e objektit.
Sipas njoftimit zyrtar nga E- Prokurimi, lënda e kontratës përfshin renovimin e plotë të stacionit, në përputhje me parametrat e përcaktuar nga autoriteti kontraktues. Punimet do të realizohen në objektin ekzistues të stacionit policor në Podujevë, transmeton IndeksOnline.
Kontrata i është dhënë kompanisë “Kompania Prishtina Sh.p.k”, e cila do të jetë përgjegjëse për kryerjen e punimeve.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 556,388.40 euro, ndërsa vlera përfundimtare e kontraktuar arrin në 494,444.00 euro.
Ky investim synon përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët policorë dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët e Podujevës.

