back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareAfera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, rrëzohet...

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Afera me Cez Dia, mbetet një histori që duhet dëgjuar vetëm në gjykatën antikorrupsion.

Gjykata Kushtetuese ia mbylli mundësinë Kastriot Ismailajt ish administrator i DIA i cili kërkoi shfuqizimin e të gjitha vendimeve që e dënuan me 11 vite burgim për mashtrim me pasoja të rënda  dhe pastrim parash.Kjo do të thotë se me rrëzimin e kërkesës së tij, përfundimisht çdo vendim i shpallur kundër biznesmenit  gjendet i vlefshëm e së bashku me të edhe cilësimi si fajtor të administratorit të DIAS për mbledhjen e borxheve ndaj kompanisë CEZ ShpërndarjeDhe ndërsa përpjekjet e Ismailaj mbyllen në Shqipëri për të vazhduar në Strasburg, në gjykatën  e posaçme vazhdon seanca paraprake me 5 të akuzuar, mes tyre edhe ish presidenti Ilir Meta të cilit i adresohet edhe episodi i  Cez- Dias sepse siç thotë SPAK favorizoi Ismailajn për lidhjen e kontratës. Si argument prokurorët e posaçëm kanë komunikimet e shpeshta midis të dyvePor ky qëndrim i  SPAK që shton se Meta si ish ministër I kohës ka pranuar dhurata nga Ismailaj, kundërshtohen nga ish funksionari, në burg prej tetorit 2024 dhe së fundmi nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.Në hetimin e prokurorisë së Tiranës të cilin Imailaj tentoi të hidhej poshtë si  jo kushtetues, u konstatua se  kompania që ai drejtonte dhe që duhet të mblidhte borxhet e CEZ  përfitoi afro 5 milionë euro. Kjo shumë përmendet edhe në dosjen e SPAK  e së bashku me të edhe të dhëna të tjera nga dosja e mëparshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz