76 aksidente trafiku janë raportuar të kenë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Nga ato 50 janë me dëme materiale, ndërsa, 26 janë me të lënduar.
Kështu është bërë e ditur nëpërmjet raportit të policisë së Kosovës, ku është shtuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2493 gjoba trafiku.
Po ashtu, në raport shtohet edhe se janë arrestuar 23 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /GazetaExpress
