Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAfati kushtetues drejt fundit – A pritet ndonjë ndryshim në Kuvendin e...

Afati kushtetues drejt fundit – A pritet ndonjë ndryshim në Kuvendin e Kosovës?

Të ngjajshme

Me afrimin e përfundimit të afatit kushtetues për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve apo një ngërçi politik, sytë janë kthyer nga Kuvendi i Kosovës.

Dilema kryesore është: a do të ketë ndonjë ndryshim apo vendim që do të zhbllokojë situatën?

Deri më tani, nuk ka sinjale të qarta për ndonjë marrëveshje apo ndryshim thelbësor që do të zhbllokonte situatën aktuale.

Partitë PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK e Nisma vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për këtë komision, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje insiston në kandidaturën e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun dhe mënyrën e votimit të fshehtë.

Të shtunën, u zhvillua një takim mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj, por as ky takim nuk solli ndonjë marrëveshje konkrete për tejkalimin e krizës.

Takimi u zhvillua në prag të përfundimit të afatit kushtetues, të përcaktuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, respektivisht deri më 26 korrik 2025.

Kriza aktuale ka nxitur shqetësim te qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar nga liderët politikë që të vënë në vend të parë interesin e vendit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit