BallinaLajmeAeroporti në pritje të përgjigjes nga PPP-ja për lirime të shërbimeve

Aeroporti në pritje të përgjigjes nga PPP-ja për lirime të shërbimeve

Të ngjajshme

Travis Scot feston humbjen e Timothée Chalamet në Oscar

Si çdo vit, nata e Oscar-ëve solli surpriza, por...

Lewandowski ka disa fjalë para përballjes me Shqipërinë në “play-off”

Futbollisti i kombëtares së Poloniës dhe Barcelonës, Robert Lewandowski...

Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë

Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar...

Më 14 tetor 2016, Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka paraqitur tek njësia e partneritetit publiko privat-PPP që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave propozimin për të ofruar shërbimet e trajtimit në tokë për 50% më lirë për të gjithë operatorët ajror të cilët nuk bartin mallra, por bartin vetëm pasagjerët dhe bagazhin e tyre.

Janë bërë më shumë se pesë muaj dhe aeroporti është ende në pritje të një përgjigje që të vazhdohet tutje me zhvillimin e linjave të reja ajrore dhe me nxitjen e kompanive ajrore që të ofrojnë fluturime shtesë në destinacionet ku ka më shumë kërkesa për shërbime ajrore dhe kështu të ndikohet për aq sa është e mundur që të ketë bileta me çmime shumë atraktive të ofruara në tregun e Kosovës.

Nga burime të RTKlive mësohet se kompania Limak është në kontakt të përhershëm me kompanitë ajrore që aktualisht ofrojnë shumë fluturime nga dhe për në Prishtinë dhe ka pranuar gatishmërinë e plotë që këto kompani të ofrojnë fluturime në shumë destinacione të reja por dhe rritje të numrit të fluturimeve në destinacionet ekzistuese.

Po ashtu mësohet se një gatishmëri e tillë e kompanive ajrore vlerësohet si shumë e mirëpritur nga LIMAK/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, që zotohet të jetë në dispozicion dhe të japi maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP “Adem Jashari” tu ofrohen oferta sa më atraktive dhe të përshtatshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz