BallinaLajmeAeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” arrin 2 milion udhëtarë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” arrin 2 milion udhëtarë

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur sot shifër rekorde duke shërbyer udhëtarin e 2 miliontë të këtij viti. Rekordi i arritur është shoqëruar me një ceremoni solemne të mbajtur në terminalin e ANP “Adem Jashari” me ç’rast është shpërblyer udhëtari i 2 miliontë me një biletë ktheyese dhe kartelë CIP.

Kjo shifër është arritur për herë të parë brenda një viti qysh nga fillimi i funksionimit të Aeroportit të Prishtinës dhe vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë Limak në krijmin e lehtësirave ndaj kompanive ajrore, mundësimin e infrastrukturës më të avancuar si dhe të shërbimeve shtesë të aeroportit, me qëllim të përhershëm në mbajtjen e kënaqshmërisë së udhëtarëve në nivelet më larta.

“Numri i udhëtarëve tanë po rritet në vazhdimësi, dhe në të njëjtën kohë po mbajmë kënaqshmërinë e klientëve tanë në nivelet më të larta. Këto rezultate dëshmojnë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është një nga projektet më të suksesshme të privatizimit në Evropë” – deklaroi me këtë rast, Gokmen Aritay, drejtor i operimeve në Limak Kosovo International Airport JSC.

Deri në fund të vitit pritet që ANP “Adem Jashari” ta frekuentojnë mbi 2 milion e 150 mijë udhëtarë. Shtimi i shumë linjave të reja ka ndikuar në rritjen e shpejtë të numrit të udhëtarëve gjatë viteve të fundit.

Në anën tjetër, linjat e reja të parapara si dhe stacionimi i kompanisë ajrore Germania në Aeroportin e Prishtinës gjatë vitit të ardhshëm, pritet të ndikojnë dukshëm në vazhdimin e këtij trendi të rritjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz